MITI I PËRMBYTJES NGA MITI PELLAZG DHE Ç’ËSHTË EPIRI
Çdo mit i një populli të dikurshëm, apo histori e kombit të ri (si besim), zë fill nga një njeri – prijës, apo hero me origjinën e të cilit, ose me të bëmat e tij, një popull apo komb dëshiron të identifikohet. Në këtë aspekt miti pellazg i përmbytjes së madhe, të cilin e trashëgojmë sot ne shqiptarët, del që si i tillë të përputhet me besimet monoteiste të cilat rrëfejnë po ashtu të njëjtën përmbytje si fat i shkruar – planifikuar nga Qenia me Vullnet Suprem. Po duket se miti dhe besimi, në këtë vijë, kanë rrugëtuar së bashku në dy palë shina te të njëjtit drejtim. Shih, p.sh. si krahasim të gjenezës mitike pellazge të përmbytjes së madhe si kujtesë, dhe atë të përmbytjes së Nojës, që cek Ungjulli, dhe më pas Kur’ani në mësimet e veta…?! Nga ky kënd – për ngjashmëri të mitit të cekur me religjion, mund t’i shtohet edhe Miti i Gilgameshit … në Azi. Nga kjo, po duket se pjesa më e madhe e njerëzimit, ruan të njëjtën legjendë të mbijetesës të përmbytjes së madhe. Edhe te miti pellazg, ngjashëm, thuhet se pas një përmbytjeje të madhe, të një tufani që zgjati disa kohë – barka e ngarkuar me njerëz, në një mëngjes, në agim u ndal në tokën që u shfaq si breg – sipër ujit *epër. E kjo tokë u quajt Epër (Epir) sepse u zbulua sipër – pas përmbytjes…?! Dhe çdo gjë ngjau ashtu si në rrëfimin për Nuhiun a.s., ku thuhet se barka, duke mbijetuar përmbytjen u ndal në një mal të lartë – Xhudije (Kur’an). Pra, ngjashëm edhe te miti pellazg tregohet se anija preku tokën në një vend EPËR ujit dhe nga ajo ditë u quajt Epir. Të mos ketë qenë ndonjë Kodër – Xhudije në tokën e sipërme –EPIR….?! Çështje kjo që provokon / Emri Xhudije përmendet në vetë Kur’anin
Po dikë e pengon të thuhet kjo – nga intelektualët me formim komunist, kur të tjerët do të mburreshin me këtë…?!