ELITAT E POPUJVE TË ZHVILLUAR KANË GJURMUAR GJITHËNJË NË KËTO DIJE...?!

Edhe pse këto rrëfime, për racionalistët janë vetëm tregime të pabaza dhe përralla, elitat e popujve të zhvilluar u kanë kushtuar tepër kujdes këtyre dijeve që udhëzojnë për mirëqenie të njerëzimit që mund të ndodhë nëse punohej në gjetjen e këtyre gjërave mrekullibërëse mitike si “bashka e artë” ose të Gralit të Shenjtë – i cili mund të jetë vetë Dashi i Artë, që përmendet. Mbase i koduar – si gota e artë – prej floriri, të cilën Jezusi iu ofroi të pinë në darkën (gostinë e fundit) të cilën e shtroi si mësues për dishepujt e vet – si dëshmi që ai ishte profet me mision të ndërtimit të botës së re.
Sido që ta marrësh, qoftë si Post i Artë që fluturon dhe të sjell çdo gjë në moment, qoftë gotë e artë apo lugë floriri – Grali i Shenjtë, si objekte të shenjta shihet se ata paskan ekzistuar, se qenkan kërkuar nga mbretërit dhe qeveritë e ndryshme me të vetmen ide që ekziston një dije teknologji (tehnomagji-alkimike) që të bën të pasur dhe se me këtë dije nuk del të jetë i papërvojë as besimi i Aleksandrit të Madh – pra po themi ai Albigjin.
Posti i dashit të artë, apo qilimi prej leshi – qilimi fluturues del të jetë parë si mjet lëvizës në qiell edhe te ushtria e Sollomonit – Sylejmanit a.s. Ai ishte sundimtar i mbretërisë çifute?!
Kurse Grali i Artë si një margaritar – gur xhevahiri mrekullibërës (që sjell bollëkun) ishte parë edhe në sofrën – tryezën e mbretit Artur – mbretit legjendar anglez. Besohet se përmes dijes së mrekullisë së tij mbreti balanconte në shoqëri me të mirën dhe të keqën. Ndërsa supozohet që pasi grali i tillë humbi, edhe ky në rrethana të pa njohura si Dashi i Artë, mbretërit e mëvonshëm që njohu njerëzimi i dy shekujve të fundit përmes shoqatave okultiste e të fshehta të cilat me besim se ai ishte i fshehur nga dikush me qëllim, për ta gjetur – bashkonin traditën, teknikën, shkencën dhe magjinë. Atë e patën kërkuar edhe “në kurthet“ e sektit kataras për të cilët nazistët besohet se e trashëgonin përmes do murgjve që jetonin manastireve të maleve të Pirinejeve …?!
Por, përse po e përmendim gjithë këtë dije magjike…, sepse dëshmohet që këta murgj kataras, patën kaluar edhe nëpër Shas…?!