ÇFARË ISHTE “POSTI I ARTË” – apo posti fluturues, TË CILIN E KËRKOI SIPAS MITIT EDHE ALEKSANDRI I MADH
Në librin e cituar të Barbara Colonna – Fjalor Mitologjik – botimet Toena Tiranë 2005, në f. 63 shkruan: ”Dashi i dhuruar nga Hermesi (Thoti) Nefelës, kishte velin e artë dhe përveç kësaj ishte i pajisur me intelegjencë (dije), dinte të fliste dhe mund të lëvizte si të donte – pra edhe të fluturonte. Me këtë – Friksi dhe Ele ikën nga persekutimi i njerkës Ino, duke i kërcyer atij në kurriz. Me të mbërritur në Kolkidë, Friksi u martua me Kalkiopin, vajzën e mbretit Eet dhe flijoi dashin për Zeusin. Veli i tij u bë simbol i pasurisë dhe mbreti Eet e lidhi pas një lisi, në një pyll të shenjtë për Aresin, duke vënë një dragua që ta ruante. Jasoni me Argonautët, më pas, e vodhën këtë veshje të çmuar”. Edhe Jasoni ishte trim ilir, nga Kolkidia, kurse Dashin e Artë e kërkoi dika në drejtim të Gjeorgjisë – diku atje ku na del se u formua edhe një “Albania e Kaukazit“ në harta…?!
A është Dashi i Artë i mitit ilir vetë Grali i Shenjtë – kupës mrekullibërëse e cila mbushej vetë me gjëra të dëshirueshme me lutje speciale?! Këtë dije të shndërrimit të gjërave në gjëra tjera të nevojshme që e hasim deri te sofra e mbretit Artur e kishte sipas ISLAMIT ngjashëm po ashtu – vetë profeti Isaja a.s.