FATJONI, PROFET I PARË TE PELLAZGËT?! EMRI KËTU FLET SHQIP?!
Ndërsa, po sipas legjendës – mbreti i parë pellazg (mbret dhe profet), që mbijetoi përmbytjen nga barka e Nojës, pas përmbytjes, miti rrëfen të quhej Fatjon – shqip fati+jonë, që ka si përngjasim figurativ emrin e Hazretit Nuh a.s., apo Nojës?! Qe pra – sipas nesh, me këtë, po ashtu themi se kemi një pikëtakimi me besimin monoteist te besimit pellazg nga ku buron dhe pikëtakohet besimi shqiptar i pa vjelur, që ruhet në folklor. E kjo nuk është asgjë tjetër përveç se një monoteizëm i kulluar rreth asaj të cilin islami e njeh, me emrin – përcaktim i shkruar fati – Kadi dhe Kaderi – Fati JON. Bile vetë emri Kadmi në mitin pellazg-ilir duhet ta ketë ruajtur origjinalitetin?!
Pra, një Fat i Jonë fillimisht i dhënë si projeksion hyjnor nga Krijuesi, para se krijohet trupi, por që ndiqet apo nuk ndiqet nga ne si fati ynë. Dhe për aq sa nuk ndiqet, doemos se një popull edhe mund të ndëshkohet..?! siç ndodhi në këtë kohë PRA, FATMIR OSE FATZI – si ta ketë shkruar perëndia…?!Grekët, pasi i ra që në Epir të vinin pas pellazgëve, ata edhe nuk dinin për përmbytjen e madhe, si edhe për prijësin pellazg i cili me anijen e tij i qiti në tokën e epër të quajtur Epir. Ata mbase edhe e kishin humbur në kohë kujtesën.
Kështu, kuptohet se përveç emrit Epir, që lehtë e përvetësuan si EPIROS, për ta, emri Fatjon i përcaktuar si fat-kader-i perëndisë nuk ishte i rëndësishëm për qeverisjen e tyre. Qeverisja e tyre – nuk ishte e trashëgueshme, por demokratike dilte nga populli në x raste edhe pse stërgjyshërit i kishim të përbashkët – madje edhe gjuhën. Kalimthi le të përmendim vetëm emrin HIPOKRAT – HIPËR – SIPËR + KTAT * KRAH (të mbaj hipur në krah)?!
Përkundër pellazgo-ilirëve autoktonë, ata sipas kronikave të antikitetit – për vete, preferonin në qeverisje – kryesi kolektive me mandat, kuptohet jo të gjithë, por një pjese të tyre. Mirëpo ata, në asnjë moment nuk e hedhin poshtë, faktin që dëshmohet se – molosët, trashëgimtarë të Fatjonit, në shenj të trashëgimisë së Fatjonit – mbret, vazhdonin të udhëhiqeshin nga një pinjoll aristokratik i Molosit të parë – djalit të Fatjonit…?! MOLLASIT i cili quhej shqip -molla- prijësi fetar…?! Siç mbase edhe shihet – nga kjo praktikë tepër e largët mbretërore të trashëgueshme…, po duket që edhe kuptimi i emrit – molla, i cili sot haset në organizimin e hierarkisë shpirtërore shqiptare, – në kujtim të prijësit fetar, të asocon – si vetëdije, në emrin e djalit të Fatjonit – Molosit; Të prijësit të dërguar e të trashëguar…?! E për të cilët (për molosët) grekët thoshin të pistët… nga xhelozia, kuptohet?!! Sepse nuk bën vaki që molla si pemë të krijojë asociacionin – i pistë, përveç në ndonjë rast urrejtjeje ekstreme. Bashkë me këtë emër (mollë) lidhet sot edhe qeni besnik i molosëve – Qeni i Sharrit në Malësinë e Maqedonisë.
Ky emër i cekur i mbretit mitik – Fatjon, në esencë lidhet edhe me një sërë emrash mitologjikë të të njëjtit burim e kuptim të mitit, dhe që është se fati jonë – apo fatet të cilat i njeh miti – besimi shqiptar. Ndryshe del se ato mund të quhen edhe orët, shumës), pra, zanat, si krijesa mitologjike folklorike në Zon-a, (qenie të gjalla) greqishte e vjetër dhe gegërishte aktuale…?!